KRU “Radoniqi” SH.A - Gjakovë po punon intensivisht në zvogëlimin e humbjeve të cilat po hulumtohen në teren nga punëtorët e Radoniqit.

Kompania këto pesë vitet e fundit ka arritur të bëjë zvogëlimin e humbjeve nga 71% të cilat kanë qenë në vitin 2011, në 47% në vitin 2016.

Gjatë këtyre viteve ka arritur të rris shkallën e arkëtimit nga 71 % që e kishin në vitin 2011, në 95 % në vitin 2016.

Këtë Kompania ka arritur ta bëjë me:

  • Lexim të  rregullt të ujëmatësve nga lexuesit
  • Gjetja e lidhjeve ilegale nga ekipi i kontrollës
  • Ç'kyqja e vazhdueshme e konsumatorëve borxhlinj të mëdhenj nga ekipi i ç'kyqjes
  • Mundësimit të konsumatorëve të arrijnë marrëveshje me Kompaninë për  riprogramimit të pagesës së borxheve të vjetra dhe faturave të reja në këste
  • Hapja e pikave statike dhe mobile të reja në qytet dhe fshatra për pagesat e faturave të ujit nga konsumatorët
  • Nënshkrimi i kontratave të shërbimeve me konsumatorë.

E gjithë kjo falë përkushtimit të madh të menaxhmentit dhe punëtorëve të Kompanisë.

KRU "Radoniqi" do të vazhdojë me një intensitet të madh në identifikimin e humbjeve dhe zvogëlimin e tyre. Zyrtarë të Kompanisë kanë thënë se këtë vit kanë angazhuar disa ekipe të detektimit, dhe ka shtuar intensitetin e kontrolleve në teren (24h), mobilizimin e inkasantëve dhe krahas humbjeve teknike zyrtarë të Kompanisë kanë thënë që do të janë të pa mëshirshëm ndaj konsumatorëve të cilët posedojnë lidhje ilegale.

KRU "Radoniqi" iu bën apel konsumatorëve që të bashkëpunojnë me ekipet e tyre në teren, drejt qëllimit për furnizim cilësor dhe 24 orë pa ndërprerë.

.