Me dt. 25.02.2016

KRU "Radoniqi" mbajti Debat Publik, me temën "Uji dhe Gruaja". 
Ky aktivitet u përkrah nga Asociacioni i përbashkët Dorsch&CDI “Programi Mbështetës Për Ujë dhe Kanalizim në Zona Rurale në Kosovë Faza e V-të, dhe Kuvendi Komunal - Gjakovë.

Fillimisht fjalën e mori e para e Komunës së Gjakovës znj.Mimoza Kusari Lila.
Znj. Kusari Lila, theksoi që Komuna e Gjakovës përkrah projektet madhore, për furnizim me ujë, të të gjithë atyre që nuk kanë qasje në rrjetin e ujësjellësit.Shumë nga këto projekte janë realizuar, dhe disa të tjera presin të realizohen në një të ardhme të afërt.
Ajo foli edhe për fuqizimin e gruas, dhe rolin e saj në vendimmarrje.

Pastaj fjalën e mori z. Arwid Hall dhe znj. Hajrie Morina përfaqësues të asosacionit Dorsch/CDI, të cilët theksuan që shumë i rëndësishëm është roli i gruas në ruajtjen e ujit. Ata thanë që uji është pasuri jetike dhe duhet ruajtur nga ndotja, dhe nga keqpërdorimi.

Kurse, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU "Radoniqi", z.Ismet Ahmeti foli për të arriturat e Kompanisë. Ai u shpreh, që të gjitha pikësynimet që kemi si Kompani, do të realizohen me përpikmëri, dhe i falenderoj donatorët, disa prej tyre prezent në këtë debat, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. 
z. Ahmeti tha që një e arritur tjetër është punësimi i femrave në Kompaninë tonë.
Ai lëvdëroi punën e tyre. Në KRU "Radoniqi" punojnë 40 femra, ato janë dëshmuar që janë shumë të afta, dhe puna që ato bëjnë është produktive.
Një ndër to është edhe Zëdhënësja e Re e Kompanisë e cila do të ju flas më gjërësisht për temën e këtij debati.

Zëdhënësja Kaltrina Rudi, foli për rëndësinë e kursimit të ujit. Ajo tha që duhet ta ruajmë dhe ta kursejmë! Çdo ditë, në secilin vend, në çdo rast. Ajo që sot na duket sasi e vogël dhe jo e rëndësishme, për dikë në të ardhmen do të ketë vlerë të madhe.
Ajo u shpreh që gjithçka e vështirë, dhe shumë e rëndësishme, është vendosur mbi supet e grave, duke qenë të gatshme edhe për të tjera detyra dhe përgjegjësi.

Më pas, fjalën e mori Ambasadorja e përzgjedhur në kuadër të " Programit Mbështetës Për Ujë dhe Kanalizim në Zona Ruarale në Kosovë, Faza e V-të - Zëvëndës Drejtoresha e IKSHP-së, Dr. Selvete Krasniqi - e cila foli për rolin e Gruas, i cili është shumë i rëndësishëm sidomos në raport me ujin. 
Gjithashtu foli për rëndësinë e ujit të pastër dhe kualitativ, i domosdoshëm për shëndetin e popullatës. Ajo tha që KRU "Radoniqi" e posedon këtë ujë, dhe është Kompania më e mirë jo vetëm në Kosovë por dhe në Rajon.

Në fund shumë prej të pranishmëve, adresuan pyetje dhe falenderime për Komunën e Gjakovës, KRU "Radoniqi" dhe Donatorët.