30.09.2016,

Vizita dy ditore e zyrtarëve të Kompanisë së Ujësjellësit "Vodovod Bistrica" nga Bijelo Polje, në KRU "Radoniqi"

Projekti "Pёrmirёsimi i menaxhimit tё burimeve tё ujit nё Gjakovё dhe Bijelo Polje" është financuar nga BE - menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropia në Kosovë dhe implementohet nga të dy kompanitë përfituese nё partneritet me Qendrёn Kosovare pёr Zhvillim - KDC.

Qёllimi i këtij projekti ёshtё nё vendosjen e njё sistemi gjithё pёrfshirёs, apo njё platforme pёr tё dhёna hapёsinore - Sistemi GIS (Geographic Information System ) nё menaxhimin e ujёrave nё KRU "Radoniqi" SH.A. Gjakovё

Në kuadër të këtij projekti, janë paraparë edhe takime dhe seminare mes dy Kompanive përfituese të këtij projekti, njëra është KRU "Radoniqi" dhe tjera"Vodovod Bistrica" nga Bijelo Polje.

Zyrtarë të KRU "Radoniqi" muaj më parë ishin në vizitë në Bijelo Polje dhe ishte radha e Kompanisë nga Bijelo Polje që të vinin për vizitë në Gjakovë.E gjithë kjo me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave mes dy kompanive përfituese të këtij projekti, por edhe trajnimi i stafit për përdorimin e sistemit GIS.

Në ditën e parë të takimit Zyrtarët e Kompanisë së ujësjellësit "Vodovod Bistrica" nga Bjelo Polje në krye me drejtorin gjeneral të kësaj kompanie, i priti Drejtori Teknik i KRU "Radoniqi" z. Agron Tafarshiku, Zëdhënësja Kaltrina Rudi, Menaxheri i Prokurimit z.Muhamet Lama dhe zyrtarë të tjerë të KRU " Radoniqi" të cilët ju uruan mirëseardhje mysafirëve, dhe justifikuan mos prezencën e Kryeshefit Ekzekutiv Ismet Ahmeti, i cili ishte në një takim tjetër të rëndësishëm.

Pas këtij takimi, mysafirët nga Bijelo Polje vizituan Liqenin e Radoniqit, Stacionin e Filtrave, dhe panë punimet që po bëhen për ndërtimin e Fabrikës së Re.Në drekën e përbashkët iu bashkangjit edhe Kryeshefi Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti i cili iu uroj mirëseardhje mysafirëve.Ditën e dytë, u mbajt një seminar i përbashkët.

Prezentimi i parë ishte i Zëdhënëses së KRU "Radoniqi" Kaltrina Rudi - e cila i njoftoj të pranishmit për punën 30 vjeçare që eshtë bërë në Radoniq, dhe të arriturat madhore të këtyre 5 viteve të fundit.

Prezentimi i dytë ishte i z. Shkodran Gaxherri - Menaxher i Projektit "Pёrmirёsimi i menaxhimit tё burimeve tё ujit nё Gjakovё dhe Bijelo Polje". I cili foli për aktivitetet e Realizuara dhe ato në vazhdim.

Më pas pati një diskutim nga pjesëmarrësit me qëllim të shkëmbimit të eksepriencave.Nga ky takim mbetën të kënaqur zyrtarët nga "Vodovod Bistrica", të cilët u habitën me punën madhore që po bëhet në KRU "Radoniqi".