K.R.U.”Radoniqi” përzgjedhet nga ZRRUK si kompania më e suksesshme ne Kosovë
22/09/2015

Me dt. 22.09.2015, K.R.U.”Radoniqi” ka mbajtur takim me media ku ka shpalosur raportin e performancës për vitin 2014. Gjatë këtij takimi është biseduar për të arriturat të cilat e kanë karakterizuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi” në vitin 2014 duke u fokusuar në shkallën e zvogëlimit të humbjeve të ujit, rritjen e arkëtimit, rritjen e investimeve, furnizimin e qytetarëve me ujë 24 orë si dhe kualitetin e ujit të pijshëm në shërbim të konsumatorëve.

Kryeshefi Egzekutiv Z. Ismet Ahmeti ka falënderuar Bordin udhëheqës , Udhëheqësit e Departamenteve dhe punën e vazhdueshme të gjithë punëtorëve të cilët kanë ndikuar që edhe për vitin 2014 K.R.U.”Radoniqi” të përzgjedhet nga ZRRUK (zyra rregullative për ujësjellës dhe kanalizim) si Kompania me përformancën më të mirë duke u ranguar kështu në vendin e parë në raport me kompanit e ujësjellësve në Kosovë. Ndër të tjerash gjatë këtij takimi gazetarët kanë shprehur interesimin të informohen lidhur me investitorët të cilët do të ndihmojnë në egzekutimin e fazes së dytë të përpunimit të ujit të pijes (rritjen e kapacitetit të prodhimit të ujit edhe për 500 l./s), aplikimin e ligjit për faljen e borxheve si dhe projektet të cilat janë paraparë të realizohen dhe do ta karakterizojnë vitin 2015.