Sot me dt. 25.05.16,

Në KRU “Radoniqi” sot erdhën për vizitë Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në krye me Ministrin - Blerand Stavileci dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës – Mimoza Kusari Lila.

I pari i KRU “Radoniqi”, Ismet Ahmeti, përshëndeti vizitën e tyre, dhe adresoj falenderime për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kompanisë, Minisitria e Zhvillimit Ekonomik.

Z. Ahmeti lëvdëroi punën e Ministrit Stavileci, dhe i shprehi atij synimet kryesore që ka Kompania, dhe kërkoj që të vazhdojë bashkëpunimi mes tyre.

Ministri Blerand Stavileci, u shpreh i kënaqur me punët dhe sukseset që ka treguar KRU “Radoniqi” këto vitet e fundit, dhe u shpreh i gatshëm që të vazhdojë të kontribojë në projektet madhore që ka filluar Kompania Radoniqi, por dhe të tjera projekte.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila, tha që është i rëndësishëm që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë, dhe përmendi rëndësinë që kanë disa projekte për furnizimin me ujë për shumë fshatra që nuk kanë pasur asnjëherë qasje në rrjetin e ujësjellësit.

Zëdhënësja e KRU “Radoniqi” – Kaltrina Rudi, prezantoj të arriturat financiare dhe teknike por edhe synimet e Kompanisë.Më pas u vizitua Stacioni i Filtrave – Faza e I-rë dhe punimet që po bëhen për Fazën e dytë.

Të gjithë mbeten të kënaqur nga ky takim.