Departamenti i Marrëdhënieve me Konsumator

KRU “Hidrosistemi Radoniqi” me qëllim të harmonizimit sa ma të mirë të punëve dhe detyrave të punës në shërbimet për konsumator, konform Statutit të Kompanisë dhe Rregulloren mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve dhe detyrave të punës në Kompani ka formuar Departamentin e Marrëdhënieve me Konsumatorë.

DMK si strukturë organizative e Kompanisë është më tepër se një qendër e thirrjeve dhe informimit, apo kontakt shërbim për konsumator, qytetar dhe ZRRUM-in.

DMKP menaxhon:

  • Procedurat për instalimin e kyçeve të reja
  • Procedurat për zgjidhjen e ankesave, dhe kërkesave
  • Procedurat për shkyçje individuale
  • Procedurat për shkyçje kolektive
  • Procedurat për njoftimin e ndërprerjeve të ujit
  • Procedurat për njoftimin e reduktimeve të ujit

Qëllim final i Shërbimeve për Konsumator është vendosja e relacioneve Kompani – Konsumator në nivel të standardeve që sigurojnë shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit sipas standardeve të përcaktuara nga Rregullatori.

Funksioni i Departamentit të Marrëdhënieve me konsumator është të siguroj:

  • Që Kompania të ketë një qasje të mirë në ofrimin e shërbimeve për konsumator duke trajtuar në mënyrë të drejtë dhe efikase të gjitha kërkesat dhe ankesat e tyre, demonstruar praktika të mira në këtë fushë.
  • Që Zyra e përkujdesjes për konsumator, stafi i saj që komunikon me konsumator të jetë transparent, i qartë dhe efikas duke u përgjigjur ndaj kërkesave të konsumatorëve.
  • Që Konsumatorët të informohen për të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të tyre me Kompaninë, si dhe
  • Krijimin e mundësive të mira për parashtrimin e kërkesave dhe ankesave të konsumatorëve, trajtimin dhe vendosjen/zgjidhjen adekuate të tyre, si dhe njoftimin me kohë për zgjidhjen.
  • Organizimin dhe zhvillimin e fushatave të informimit, ndërgjegjësimit dhe edukimit publik për mbrojtjen e resurseve ujore, ruajtjen - mirë përdorimin e ujit të pijes dhe për t`u bërë pagesat me kohë.
  • Procedura të nevojshme efiqiente për menaxhimin efikas të relacioneve me konsumator në përputhje me rregullat e ZRRUM-it.

Infrastruktura e shërbimeve për marrëdhënie me Konsumator:

  • Personeli përgjegjës
  • Telefoni kujdestar
  • Ditari i thirrjeve telefonike
  • Moduli për relacione me konsumator
  • Komisioni i ankesave të konsumatorëve
  • Web-faqja, e-mail adresa kontaktuese
  • Procedurat interne