Marrëveshje Mirëkuptimi
21/04/2015

Komuna e Rahovecit të cilën e përfaqëson Kryetari i Komunës Z.Idriz Vehapi ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me K.R.U.”Radoniqi” SH.A.- Gjakovë të cilën e përfaqëson Kryeshefi Egzekutiv Z.Ismet Ahmeti.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është pranim dorëzimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit i të gjitha vendbanimeve të Komunës së Rahovecit në menaxhimin e K.R.U.”Radoniqi”.

Fshatrat e Komunës së Rahovecit të cilat K.R.U.”Radoniqi” i ka marrë në mbikëqyrje dhe mirëmbajtje janë: Brestovc I dhe II, Hoqë e Vogël, Nagavc, Krushë e Madhe,Celinë, Xërxe,Fortesa I dhe Fortesa II, Gexhë, Malësi e Vogë, Ratkovc, Vranjak, Bratatin, Dejnë, Dobidol, Qifllak, Kramovikë, Potoqan i Epërm, Potoqan i Ulët, Nushpal, Sopniq, Hoqa e Madhe, Reti e Ulët dhe Bernjak.

Fshatrat e Komunës së Rahovecit të cilat furnizohen prej burimeve më të afërta dhe do ti menaxhojë K.R.U.”Radoniqi” janë: Hoqë e Madhe, Zaqishtë, Aptarushë, Drenoc dhe Senocë.

Meqenëse teknikisht nuk janë kryer punët sipas projektit Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me K.R.U.”Radoniqi” së bashku do të financojnë në rregullimin e rrjetit për fshatrat të cilat furnizohen nga Liqeni “Radoniqi” dhe janë: Dobidol, Cifllak, Polluzhë, Kramovikë dhe Guri i Kuq.

Sipas kësaj marrëveshje K.R.U.”Radoniqi” obligohet që menaxhimin, mirëmbajtjen dhe faturimin për rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit ta kryej sipas rregulloreve në fuqi, dispozitave ligjore dhe rregullave që dalin nga zyra e Rregullatorit për ujë.