Njoftim për konsumatorë
17/02/2015

K.R.U.” Radoniqi” njofton konsumatorët se është duke praktikuar mundësinë e kryerjes së pagesave për shërbimet e Ujësjellësit dhe Kanalizimit jo me para kesh (përmes inkasantëve), por në zyret e Kompanisë dhe pikat e shitjes të destinuara për ofrimin e shërbimeve, ndaj konsumatorëve të cilët banojnë në ndërtesat kolektive (banesa), konsumatorëve komercial (shitoreve) si dhe konsumatorëve të lagjes “Drenica” dhe lagjes “Petro Nini Luarasi”.

Vërejtje: Konsumatorët e lartcekur janë të obliguar që pagesat për shërbimet e ofruara nga K.R.U. ”Radoniqi” ti kryejnë deri me dt. 20 të çdo muaji, në të kundërtën detyrohemi të ju shkyçim nga rrjeti i Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

  • Ky njoftim nuk vlen për konsumatorët të cilët banojnë në shtëpi private. Në këto raste pagesat do të kryhen përmes inkasantëve (me para kesh) apo sipas mundësisë së konsumatorëve, në zyret e Kompanisë apo pikat e shitjes.

K.R.U.” Radoniqi” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe lut në përmbushjen e obligimeve ndaj shërbimeve që ofron kjo Kompani.

Shkarko vendimin!