Njoftim për konsumatorët e Komunës së Rahovecit
17/02/2015

K.R.U.”Radoniqi” njofton konsumatorët e Komunës së Rahovecit të cilët banojnë në ndërtesa kolektive (banesa) dhe konsumatorët komercial (shitoret) se nga dt. 01.01.2015, K.R.U.”Radoniqi” po praktikon mundësin e kryerjes së pagesave jo me para kesh (përmes inkasantëve), por në :

  • Zyret e Kompanisë-Rahovec,
  • Posten kryesore-Rahovec, si dhe:
  • Zyrën përballë Stacionit të autobusëve-Rahovec.

VËREJTJE: Konsumatorët e lartcekur pagesat duhet ti kryejnë deri me dt. 20 të çdo muaji. Nëse nuk arrini ti kryeni me kohë obligimet ndaj K.R.U.”Radoniqi” jemi të detyruar të iu shkyçim nga rrjeti i Ujësjellësit dhe Kanalizimit.

  • Ky njoftim nuk vlen për shtëpi private. Në këto raste pagesat do të kryhen përmes inkasantëve (me para kesh) apo sipas mundësisë së konsumatorëve, në zyret e Kompanisë apo pikat e shitjes.

K.R.U. ”Radoniqi” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe lut në përmbushjen e obligimeve ndaj shërbimeve që ofron kjo Kompani.

Shkarko lajmin!