Njoftim për ndalimin e peshkimit
31/03/2015

Bazuar në ligjin në fuqi në Kosovë Mbi Ujërat , urdhëresat administrative si dhe vendimin e inspektoriatit të MMPH me nr. protokolli INSP-V-30/ZSP-1502 K.R.U.”Radoniqi” nxjerr këtë :

Urdhëresë!

Si rezultat i mbrojtjes së liqenit nga veprimet e dëmshme të cilat mund të ndikojnë në ndotjen dhe eutrofikimin e liqenit “Radoniqi” të gjithë qytetarëve ju ndalohet:

  • Shfrytëzimi i liqenit për peshkim pa leje dhe autorizimin e organeve kompetente të K.R.U. ”Radoniqi” dhe F.S.P.R. të Kosovës.
  • Qarkullimi i të gjithë automjeteve përreth dhe afër liqenit akumulues ”Radoniqi” në rreze prej 500 m. nga uji , pa leje dhe autorizim të organeve kompetente të K.R.U.”Radoniqi”.
  • Çdo shfrytëzim i zhavorrit dhe masës drunore në zonën e bregut të Liqenit në rreze 500 m. nga uji pa leje dhe autorizim përkatës nga Drejtoria për Ujëra pran MMPH dhe Drejtoria e Pylltarisë pranë Ministrisë së Bujqësisë si dhe:
  • Çdo aktivitet i cili direkt ose indirekt ndikon në ndotjen dhe denatyralizimin e ujit të Liqenit.

VËREJTJE: Ndalohet rreptësishtë peshkimi si dhe çfarëdo aktiviteti tjetër i cili indirekt pengon shumëzimin e peshqve në periudhën prej 01 prill deri me 01 qershor. Personat të cilët nuk i respektojnë këto ndalesa do të dënohen me të holla në vlerë prej 5.000 eu. si dhe do të ngritët aktpadi gjyqësore.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Shkarko vendimin/urdhëresen e plotë!!