KRU "Radoniqi" rindërton objektin administrativ në digë

Paralelisht me fabrikën e ujit që po ndërtohet në Liqenin e Radoniqit, e cila do t'i rrisë kapacitetet e prodhimit të ujit nga 500l/s sa është aktualisht në 1000l/s, po ndërtohet edhe objekti administrativ në digë.

Ky objekt ka ekzistuar më parë, por ishte shumë i dëmtuar dhe jo funksional.
KRU "Radoniqi" po e rindërton këtë objekt por tashmë me një arkitekturë të veçantë dhe shumë moderne.

Sipërfaqja e përgjithshme e këtij objekti është 800.00m².

Rëndësi të veçantë i është kushtuar hapësirës gjelbëruese përreth objektit.

Objekti është shumë afër finalizimit dhe në të do të vendoset një pjesë e administratës së KRU "Radoniqi" dhe poashtu të gjitha mbledhjet do të zhvillohen në këtë objekt të ri. 

KRU "Radoniqi" këtë vit ka arritur kulminacionin e investimeve të bëra ndonjëherë nga kjo Kompani.

.