Takim me përfaqësuesit e KfW dhe SECO Me datë 06 Tetor 2016 në Kompaninë tonë ishte për vizitë një delegacion i KfW dhe SECO.
08/10/2016

Qëllimi i vizitës ishte informimi për arritjet e kompanisë dhe progresin e projekteve qe janë ne implementim dhe diskutimi për projekte te reja. Në takim përveç menaxhmentit të kompanisë morën pjesë edhe përfaqësuesit e firmës IGIP dhe Hidroing-DK në cilësinë e konsulentit për implementimin e projektit të Eliminimit të ujërave të ndotura në Komunën e Gjakovës. Në takim u diskutua për performacën financiare-teknike të kompanisë si dhe për progresin dhe sfidat me të cilat kompania është duke u përballë gjatë implementimit të projektit të ujërave të ndotura. Pas takimit Delegacioni u nda shumë i kënaqur me arritjet dhe progresin e projektit për eliminimin e ujërave të ndotura.