Përurohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Rakovinë
29/07/2015

Me dt. 28.07.2015 është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Rakovinë. Ky projekt ka qenë donacion i CDI dhe realizimi i tij ka kushtuar 23.000 eu. Bashkëpunimi me K.R.U.”Radoniqi” ka qenë në nivel dhe këta të fundit kanë qenë si organ mbikëqyrës gjatë gjithë kohë së realizimit të punimeve. Fjalën hyrëse në këtë takim pas prerjes së shiritit e ka marr kryetarja e Komunës së Gjakovës Znj. Kusari - Lila duke falënderuar Qeverinë zvicerane dhe implementuesit e projektit, Kryeshefin Ekzekutiv të K.R.U.”Radoniqi” Z. Ismet Ahmetin për përkrahjen dhe angazhimin e K.R.U. ”Radoniqi” gjatë implementimit të projektit dhe të gjithë pjesëmarrësit e pranishëm në takim. Menjëherë pas Kryetares së Komunës fjalën e ka marr Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U. ”Radoniqi” duke premtuar qytetarët se shumë shpejtë do të fillojnë punimet për instalimin e rrjetit të ujësjellësit edhe në shumë fshatra të Komunës së Gjakovës. Fjalën përfundimtare në këtë takim e ka marrë Drejtori i CDI Z. Allan Brown duke falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe angazhimin profesional gjatë realizimin e këtij projekti, dhe duke lutur qytetarët që ta shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale dhe ti kryejnë obligimet për shërbimet të cilat i ofron K.R.U.”Radoniqi” në mënyrë që Kompania të jetë operative për një kohë të gjatë.

K.R.U. ”Radoniqi” do të bëj menaxhimin, mirëmbajtjen dhe faturimin për rrjetin e ujësjellësit sipas rregulloreve në fuqi, dispozitave ligjore dhe rregullave të cilat dalin nga zyra e rregullatorit për ujë. Në proces e sipër është edhe fillimi i implementimit të projekteve për furnizimin me ujë të pijshëm edhe të 34 fshatrave të Komunës së Gjakovës.