K.R.U.”Radoniqi” realizon projektin e rradhës
24/04/2015

Me dt. 22.04.2015 K.R.U.”Radoniqi” në bashkëpunim me firmat gjermane ”Ingutis” dhe “Dringër &Scheidel” me të cilat ka firma ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit (punimeve), kanë organizuar një takim informativ në “Hotel Pashtriku “ Gjakovë.

Në këtë takim kanë qenë të ftuar zyrtarë nga Kompanitë e Ujësjellësve të Kosovës, Shqipërisë, Kompanitë private, zyrtar nga SHUKOS si dhe gazetarë të ndryshëm. Takimin e ka hapur Z.Ismet Ahemti (Kryeshefi Egzekutiv i K.R.U.”Radoniqi”) dhe kanë vazhduar W.Schmidt (Përfaqësues Menaxhues i D&S) si dhe Dr.P.Drewniok (Drejtor Menaxhues i “ Ingutis”).

Gjatë këtij takimi nga përfaqësuesit dhe inxhinierët e firmave punuese është prezantuar mënyra e rehabilitimit të rrjetit të rrjetit të ujësjellësit me sistemin e ri RS blueLine (pa gropim), metodë e cila po aplikohet në vendet e zhvilluara Evropiane.

Kosova është përzgjedhur që të jetë pjesë e demonstrimit të kësaj metode, metodë e cila për herë të parë në Rajon dhe Kosovë është aplikuar në Gjakovë. Punimet janë realizuar në rr. ”Hysni Dobruna”, ku është bërë mveshja e brendshme e gypit azbest çimentos Ø 200 në gjatësi 270 m. me material plastik (polietilen), ndërsa punimet kanë përfunduar ashtu siç janë paraparë, në kohëzgjatje prej 4 ditëve.

Gjatë këtij takimi zyrtarët e ftuar janë përcjellur deri tek vendi i demonstrimit të punimeve ku janë njoftuar më afër me paisjet teknike, materialet e përdorura dhe instalimin e sistemit RS blueLine.

Ky projekt ka qenë donacion i GIZ, dhe në tërsi ka kap vlerën rreth 400.000 eu. Qëllimi i këtij projekti ka qenë rehabilitimi i gypit të ujësjellësit me anë të kësaj metode të sofstifikuar, dhe në të njëjtën kohë po shikohen mundësitë që gradualisht të mveshen gypat Ø 500, 700 dhe 800 nga azbest çimentoja me gypa të polietilenit në disa rrugë në qytetin e Gjakovës.