Rehabilitimi i gypit të Ujësjellësit në Rr.”Hysni Dobruna” afër parkut të Lirisë
20/04/2015

K.R.U.”Radoniqi” ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me firmat gjermane Ingutis dhe Dringer&Schneidel për realizimin e punimeve gjegjësisht veshjen e brendshme të gypit azbest çimentos Ø 200 me matrial plastifikues në gjatësi prej 260 m. Punimet do të realizohen në rrugën “Hysni Dobruna” përkatësisht në afërsi të parkut të Lirisë ndërsa kohëzgjatja e tyre është paraparë të jetë 4 ditë.

Projekti i cili do të fillojë të realizohet sot është donacion i GIZ ndërsa metoda e aplikimit e quajtur metoda RS BlueLine (pa gropim) për herë të parë në Kosovë dhe Rajon është duke u aplikuar në Gjakovë.

Projekti kap vlerën e përgjithshme prej 400.000 eu. ndërsa qëllimi final i këtij projekti është rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit.

K.R.U.”Radoniqi” ka bërë planifikimi dhe përgatitjen e duhur kështu që konsumatorët nuk do të ballafaqohen me problemet e mungesës së ujit gjatë realizimit të projektit.