Procesi teknologjik i përpunimit të ujit në Stacionin e Filtrimit

Stacioni i Filtrimit është objekt i ndërtuar enkas vetëm për përpunimin e ujit. Momentalisht punon vetëm një fazë , me që faza e dytë akoma nuk është ndërtuar. Kapaciteti i prodhimit maksimal përafërsisht është 700 l/s dhe posedon një aparaturë më bashkëkohore.

Pirgu – Nivelmarrësi

Në skemën e paraqitur për përpunimin e ujit të liqenit Radoniqi, po e përshkruajmë në disa pika të shkurta. Uji i papërpunuar merret nga akumulimi i ujit Radoniqi nëpërmes pirgut-nivelmarrësit (5 nivelmarrësa), me rënie të lirë uji rrjedhë deri në kthinën ndarëse me kapacitet përafërsisht 500-700 l/s.

Procesi i përpunimit të ujit kryhet në disa faza:

Kthina ndarëse

  • Dozimi i karbonit aktiv; sulfatit të aluminit; klorurit të hekurit dhe polielektrolitit;
  • Paraklorizimi (klorizimi i ujit të liqenit me klor);
  • Ajrosja;
  • Zbutja e ujit (me gëlqere të shuar);

Salla e kemikaleve

Përgaditja e tretjeve në kadat e kemikaleve, si :

  • Tretjen e sulfatit të aluminit;
  • Tretjen e polielektrolitit;
  • Gëlqeres së shuar;
  • Karbonit aktiv

Fusha e pulëzatorëve

Uji nga kthina ndarse rrjedhë gjerë në fushën e pulzatorëve.

Pulzatorët:

  • Kryhet procesi i flokulimit dhe koagulimit,
    (flokulimi dhe koagulimi kryhet me ndihmën e flokulanteve përkatës për uljen e turbullirës);
  • Sedimentimit,
    Thërrmijat e imta inorganike dhe organike që gjenden në ujë, nën ndikimin e flokulantëve përkatës, bashkohen në mes veti duke formuar koagullimin e thërrmijave me peshë specifike më të rëndë se uji që sedimentohen në hinkë.
    Këtë fazë mund ta quajmë : Faza e përpunimit të ujit

Salla e filtrimit

Uji i përpunuar kimikisht rrjedhë në fushën e filtrimit, ku në këtë fazë kryhet filtrimi i ujit me anë të rërës së kuarcit duke kaluar nëpër filterat që gjinden nën rërë.
Këtë fazë mundë ta quajmë:

Faza e përpunimit të ujit mekanik.

Uji i filtruar rezervohet në rezervuarin me kapacitet prej 2.122 m3 ujë, pastaj me klor kryhet dezinfektimi i ujit të pijes si fazë përfundimtare e përpunimit të ujit.

Uji i përpunuar plotësisht, nga rezervuari i Stacionit të filtrimit rrjedhë gjerë në rezervuarin qendror në Qerim me kapacitet 2 x 5.000 m3 dhe pastaj shpërndahet në gjithë rrjeten e Hidrosistemit “Radoniqi” për ujë të pijshëm.