Vizita e Kryetares së Komunës së Gjakovës në K.R.U.”Radoniqi”
21/08/2015

Në kuadër të bashkëpunimit në mes K.R.U.”Radoniqi” dhe Komunës së Gjakovës , me dt. 21.08.2015 Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Radoniqi” e ka vizituar Kryetarja e Komunës së Gjakovës Zonj. Kusari-Lila. Në Këtë takim Kryetarja ka shprehur interesimin të njoftohet lidhur me ecurinë e punimeve gjatë ndërtimit të auto-parkingut të K.R.U.”Radoniqi”, parking i cili i është dhënë kësaj Kompanie në shfrytëzim nga Komuna e Gjakovës.